Ditën e nesërme në vend përgjithësisht do të mbizotërojë moti i qendrueshëm.
Pritet mot kryesisht i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta e mesatare përgjatë maleve.
Përgjatë luginave në orët e mesditës do të mbetet mjegulla e mjegullina lokale. Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Deti i forcës 2-3 ballë.