Moti për ditën e premte, 18 qershor 2021

Moti

Moti parashikohet i paqëndrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar kryesisht nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.

Lokalisht në orët e mesditës reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike si dhe rrebeshe shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.