Moti për ditën e premte, 18 mars 2022

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën e dytë të ditës.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në kohë afatshkurët në formë shtrëngatash. Në relievet malore-kodrinore  në lartësitë mbi 300-400 metër reshje të dobëta dëbore. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era parashikohet me drejtim Juglindje-Verilindje  dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa hera-herës era fiton shpejtësi deri në 12m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 1 dhe 2 ballë.