Moti për ditën e premte, 17 prill 2020

Moti

Moti për ditën e nesërme parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit dhe me zhvillim vranësirash në mesditë dhe pasdite.

Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.

Për shkak të kësaj paqëndrueshmërie të motit, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet deri në 15 m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.