Parashikohet mot i kthjellët dhe me vranësira, të cilat do të bëhen prezente në orët e mesditës e të pasdites. Në zonat malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Verilindje 1-10 m/sek, ndërsa në bregdet kryesisht në mesditë e pasdite deri në 15 m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.