Moti për ditën e premte, 15 maj 2020

Moti

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash. Në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë pranë zonave kodrinore dhe malore të cilat do të marrin edhe formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-5 m/sek duke u pasuar nga një valëzim i forcës 0-1 ballë.