Moti për ditën e premte, 14 Shkurt 2020

Moti

Masat ajrore të kthjellta, por të ftohta do ndikojnë mbi territorin shqiptar mot kryesisht të qëndueshëm, por me vranësira të dendura paraqiten zonat verilindore.

Pasditja dhe nata do të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C në mëngjesi në verilindje deri në 13 °C mesdita në jugperëndim.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.