Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit. Ndërsa mesdita sjell rritje te tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C në 16 °C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.