Moti për ditën e premte, 13 nëntor 2020

Moti

Moti do të nisë me vranësira dhe alternime kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend prej orëve të para të mëngjesit.
Intensiteti i tyre do të jetë mesatar.

Përgjatë bregdetit dhe në jug, parashikohet përkohësisht intensitet i lartë me rrebeshe e shkarkesa elektrike deri në mesditë. Më tej reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët.

Gjithashtu parashikohet mjegull e mjegullinë nga reshjet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10m/sek. Erë me rrahje dhe intensive në bregdet dhe në zonat e ulta deri 25-30m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë.