Masat ajrore të nxehta me origjinë Jugore do të diktojnë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat malore, por ultësira perëndimore mbeten me kthjellime. Ndërsa mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime, por vranësira shfaqen në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtër.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore, duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore, deri 36°C mesdita në zonat e ulta.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 28 km/h, nga drejtimi kryesisht jugor duke gjeneruar në det dallgëzim deri në 2 ballë.