Moti për ditën e premte, 12 gusht 2022

Moti

Moti parashikohet i kthjellët dhe prej orëve të mesditës deri ato të pasdites shtim vranësirash mesatare dhe në relievet malore deri të dendura.

Përgjatë relieveve malore në lindje të territorit nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive si dhe rrebeshe shoqëruar me breshër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi 1-10m/s. Valëzimi i forcës 0-1 ballë.