Moti për ditën e premte, 11 shtator 2020

Moti

Vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshje shiu parashikohen që në orët e para të ditës me intensitet të ulët në Vlorë dhe më pas reshjet e shiut prekin pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar në formë shtrëngatash, shoqëruar me shkarkesa elektrike në Jugperëndim, Veri dhe Verilindje. Mjegullinë lokale e përkohshme.

Era do të fryjë Verilindje-Veriperëndim e lehtë e mesatare në det.

Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.5 metra.