Do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, lokalisht dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive.
Pas orëve të drekës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0,2-0,6 metër.