Ditën e premte parashikohet të ketë mot kryesisht me vranësira mesatare dhe të dendura.
Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët dhe përgjatë bregdetit me intensitet deri mesatar. Në ekstremet malore reshje të dobëta bore. E pranishme do të bëhet mjegulla e dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e në bregdet deri 14m/sek, kryesisht në orët e mëngjesit. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4.