Moti për ditën e premte, 1 tetor 2021

Moti

Moti nesër parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe lokale në zonën e veriut. Në relievet e larta malore të kësaj zone lokalisht reshjet në formën e shtrëngatave.

Reshje shiu lokale me intensitet të ulët do jenë prezente në veriperëndim e perëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-8m/sek. Valëzimi në dete do jetë i forcës 1 deri 2 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.0 metër.