Moti për ditën e premte, 1 shkurt 2019!

Moti

1shkmt
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira. Më të dendura do të jenë në Veri dhe Jug të vendit duke gjeneruar reshje të pakta e afatshkurtra shiu e dëbore. Pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të paraqiten në të gjithë territorin. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3 në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.