Moti për ditën e nesërme paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Ndersa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme; më të theksuara kthjellimet në bregdetin Jugor. Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet termike nga 16 në 36°C.