Moti për ditën e mërkurë, 9 shtator 2020

Moti

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe më pas shtim gradual të vranësirave mesatare dhe në relievet malore deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në Veriperëndim ato do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare e në momente të përkohshme deri 12 m/sek. Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë.