Moti për ditën e mërkurë, 9 shkurt 2022

Moti

Vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar, me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike, parashikohet në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin dhe bëhen përsëri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Parashikohet borë në majat e maleve në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-3.0 metër.