Dita e mërkurë e 9 marsit do të jetë me mot të paqëndrueshëm.
Reshjet e shiut do të jenë prezente në sasi mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Era pritet të fryjë e lehtë. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në bregdet: 8 deri në 16 °C, në vendet e ulëta 6 deri në 18 °C dhe në vendet malore 1 deri në 10 °C