Moti për ditën e mërkurë, 9 janar 2019!

Moti

9mtjn
Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë gjatë paradites mot me vranësira të dendura. Parashikohen reshje dëbore në zonat malore dhe shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C minimumi deri në 14°C maksimumi në rang territori. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 40-45 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.