Moti për ditën e mërkurë, 6 maj 2020

Moti

Moti parashikohet i vranët, ndërsa në orët e drekës dhe pasdite do të bëhen të pranishme edhe intervale të shkurtra me diell.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-15 m/sek, pasdite do të fitojë shpejtësi në bregdet deri 18 m/sek, përkohësisht e vrullshme, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.