Moti nesër do të jetë kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.
Parashikohen mjegull/mjegullinë lokale në orët e mëngjesit pranë zonave luginore.
Era do të fryjë nga Juglindje-Verilindje me shpejtësi 2-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare kryesisht në orët e mbrëmjes era me forcim deri në 25m/s, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 në detet Adriatik e Jon me lartësi vale 0.8-1.5 metër.