Moti parashikohet me alternime vranësirash, të cilat në orët e mbrëmjes marrin karakter të dendur.
Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar që në orët e para të 24-orëshit në zonën Veriore dhe Qendrore. Në Alpe do ketë reshje të dobëta bore. Parashikohet mjegull e dendur në orët e mëngjesit përgjatë luginave.
Do ketë prezencë ngricash në rrugë në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Juglindje –Jug 1-10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e ulëta dhe luginore era do jetë me shpejtësi 15-18m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.