Moti për ditën e mërkurë, 4 nëntor 2020

Moti

Vendi do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë deri në orët e mesditës. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve, stuhive dhe breshërit shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin intensitet dhe bëhen mesatare dhe të ulët të
herëpashershme. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5- 12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.