Moti për ditën e mërkurë, 4 gusht 2021

Moti

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e prej orëve të mesditës do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura. Përgjatë ditës parashikohen reshje shiu të dobëta në relievet malore të veriut ndërsa në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me rrahje dhe hera herës intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe shpejtësi deri në 20-25 m/s. Valëzim i forcës 2 deri në 5 ballë.