Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Nisur nga orët e para të mëngjesit deri ato të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar përgjatë ultësirës perëndimore.
Më tej reshjet shtrihen në të gjithë territorin me intensitet mesatar, ndërsa në
veriperëndim jug me intensitet të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e vona të mbrëmjes në lartësitë mbi 1200 metër në alpe e verilindje, parashikohen reshje dëbore.
Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut-Juglindjes hera herës e fortë në pjesën bregdetare dhe luginore duke sjellë dhe det trazuar të forcës 5-6 ballë.