Moti këtë të mërkurë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë. Pas mesditës priten vranësira kalimtare në zonat malore Veriore, duke rrezikuar sërish ekstremin Verior nga shira të izoluar. Pasditja dhe orët vijuese risjellin dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë, duke variuar nga 16- 35°C. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë.