Moti për ditën e mërkurë, 29 shtator 2021

Moti

Moti nesër do të nisë i vranët, por prej mesditës do të ketë intervale kthjellimesh.

Prej orëve të para të mëngjesit parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, qendër dhe në ekstremin jugor. Reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Borë e izoluar në majat e alpeve. Prej mesditës gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në orët e mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta në orët e mëngjesit.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë me lartësi vale 1.8 deri 2.0 metër.