Orët vijuese paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu.E njëjta situatë do të vazhdojë edhe gjatë të mërkurës, ku moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira mesatare me reshje shiu të karakterit lokal në formën e rrebesheve dhe stuhive afat-shkurtër në pjesën më të madhe të vendit.Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Temperaturat e ajrit do te luhaten nga 10⁰C minimalja deri 26⁰C maksimalja.Parashikohet që deri në fundjavë të mbetemi në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet, vranësirat dhe shira afat-shkurtër do të jenë dominante.
