Moti për ditën e mërkurë, 29 korrik 2020

Moti

Pjesa e parë e ditës paraqitet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohshëm në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa me kthjellime vijon moti në jug të vendit. Parashikohet që pas mesditës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke risjellë kthjellimet në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.