Moti për ditën e mërkurë, 27 janar 2021

Moti

Moti parashikohet i vranët deri në mesditë.

Reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar në formë shtrëngate dhe intensitet të lartë në formë stuhie shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën bregdetare dhe jugore.

Pasdite e në mbrëmje vonë, reshjet do të humbin intensitet dhe do të jenë prezente vetëm në Veriperëndim. Në verilindje dhe veri në lartësitë mbi 500 metër do të ketë rreshje dëbore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi deri në 10 m/s, duke sjellë det të dallgëzuar të forcës 3 deri 4 ballë.