Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngate shoqëruar me shkarkesa elektrike në veri ,verilindje dhe pjesërisht në qendër. Në lartësi mbi 1400 m, parashikohet borë lokale në veri dhe verilindje.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim deri në 10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 20-25 m/s,me valëzim të forcës 4-5 ballë.