Moti për ditën e mërkurë, 26 janar 2022

Moti

Moti ditën e nesërme parashikohet kryesisht i vranët. Në orët e para të 24 orëshit deri në mesditë, parashikohen reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve, në Verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 metër, parashikohen reshje të dendura bore.

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut humbasin intensitet  Në relievet kodrinore-malore, reshje e borës do të jenë me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 5-12m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore do të ketë erë intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-28 m/s. Valëzim i forcës 4-5 ballë me lartësi vale 1.8-3.5m.