Do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Prej orëve të drekës reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formë shtrëngatash dhe stuhi kryesisht në Veriperëndim-Perëndim të vendit. Mjegull / mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të jetë nga kuadrati i Juglindjes-Jugperëndimit me shpejtësi 2-15 m/sek, Përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje 20-30 m/s. Erë intensive edhe përgjatë zonave luginore të vendit, e shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.