Moti për ditën e mërkurë, 23 mars 2022

Moti

Moti parashikohet i vranët e gradualisht gjatë mesditës nisin dhe kthjellimet kryesisht përgjatë bregdetit dhe zonave të ulta.

Do të ketë reshje shiu që në orët e para të 24 orëshit me intensitet të ulët deri mesatar deri në orët e para të mëngjesit. Më tej reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët të karakterit lokal. Me kalimin e orëve dhe me rënien e temperaturave në relievet malore do të ketë reshje bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare. Në lugina, në veri dhe përgjatë bregdetit dhe zonat e ulta, kryesisht deri në mesditë erë intensive dhe me rrahje e cila hera herës fiton shpejtësi deri në 25-25 m/s.

Valezimi ne dete parashikohet i forcës 5-7 ballë kryesisht në Jon.