Vendi ynë ditën e neserme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.
Do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore.
Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-10 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 30 m/sek përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.