Moti për ditën e mërkurë, 21 nëntor 2018!

Moti

21mtnt

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat jugperëndimore të Shqipërisë. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante nga 2 deri 20 °C. Era do fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.