Moti për ditën e mërkurë, 2 shtator 2020

Moti

Moti vijon me altermime kthjellimesh dhe vranësirash deri në mesditë, ku më të dukshme do të jenë në jug të vendit duke sjellë shira të përkohshëm. Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare. Gjatë pasdites, shirat përfshijnë pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të pësojne renie vetem ne vlerat maksimale të ditës duke u luhatur nga 17°C deri në 33°C.

Era do fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.