Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditë paraqitet me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta në shtrirjen perëndimore, ndërsa zonat lindore do të jenë me mot më të qëndrueshëm.
Por në pjesën e dytë të ditës moti do të përmirësohet gradualisht në të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.