Moti për ditën e mërkurë, 2 mars 2022

Moti

Edhe dita e nesërme do të paraqitet me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen gjatë mëngjesit dhe orëve të pasdites në skajet veri dhe jug, por nuk parashikohen reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rënie të lehte në mëngjes dhe gjatë mesditës duke variuar nga -3 në zonat e thella malore veriore deri maksimalisht 16-17 në disa qytete të ultësirës perëndimore shqiptare.

Era do të fryje e lehtë dhe lokalisht mesatare në territor, ndërsa mesatare dhe rrallëherë e fortë te hapësirat detare nga drejtimi verior duke bërë që dallgëzimi të mbetet 3-4 ballë.