Vendi ynë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më dominuese kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta.
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë vranësira të lehta, ku me të theksuara vranësirat do të jenë në veri të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 8°C.
Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.