Moti për ditën e mërkurë, 17 qershor 2020

Moti

Moti parashikohet me kthjellime dhe dendësim të vranësirave në mesditë dhe pasdite.

Prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Lokalisht breshër i izoluar.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim-Juglindje 1-10 m/sek, ndërsa deti i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Parashikohen edhe mjegullinë për shkak të reshjeve.