Moti për ditën e mërkurë, 15 prill 2020

Moti

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Prej orëve të drekës dhe ato të pasdites reshjet hera-herës me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike. Parashikohet breshër i izoluar.

Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1.