Moti për ditën e mërkurë, 11 shtator 2019

Moti

Kthjellime dhe vranësira dominojnë në të gjithë territorin, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore. Edhe pasditja do të vijojë me të njëjtën situatë atmosferike ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë të pranishme në të gjithë vendin, mundësitë për shira janë thuajse zero. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre duke ngjitur maksimumin mbi 27°C.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/29°C 
Zonat e  ulëta           14/31°C
Zonat  bregdetare   16/30°C