Moti për ditën e martë, 7 dhjetor 2021

Moti

Ditën e nesërme moti parashikohet fillimisht i vranët e gradualisht pasdite do rikthehen kthjellimet.

Reshje shiu, shtrëngata shiu me rrebeshe dhe rrufe në orët e para të mëngjesit. Në mesditë reshjet do të marrin karakter lokal. Reshje bore në zonat malore në lartësitë mbi 1300 m. Ne pjesën jugore që në orët e mesditës do të kemi ndërprerje të reshjeve. Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje –jug me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 dhe 6.