Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.
Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15 m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.