Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të dendura dhe kthjellime të here pas-hereshme në të gjithë vendin duke gjeneruar reshje shiu e dëbore, më të dukshme në veri dhe zonen e ulët.
Pasditja dhe nata mbeten me kthjellime dhe vranësira, ndërsa reshjet kufizohen në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në 18°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.