Moti për ditën e martë, 28 shtator 2021

Moti

Moti nesër parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Që prej orëve të para të 24 orëshit reshjet do të përfshijnë veriperëndimin dhe bregdetin me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë. Reshjet shtrëngata shiu e rrufe. Reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Pasdite dhe në mbrëmje reshjet e shiut me intensitet deri të lartë, shtrëngatat me rrufe do të përfshijnë të gjithë jugun e vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore erë intensive me shpejtësi mesatare 5-25 m/s .

Kjo situatë do të shoqërohet me forcim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 5 ballë me lartësi vale 2.5 deri 4.0 metër.