Kjo javë që sapo ka nisur ka sjellë me vete paqëndrueshmëri, e cila do të vijojë dhe ditët e martë.Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga kthjellime e zhvillime vranësirash.Reshjet e shiut do të rikthehen hera- herës kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe në formën e shtrëngatave lokale me rrufe.Erë e vrullshme parashikohet ditën e martë. Temperaturat do të variojnë nga 16/22 gradë celcius.Parashikohet që të gjitha ditët e muajit maj të ndikohet nga mot i paqëndrueshem, ku nuk do të mungojne shirat e dobët.
